TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2024, 14:04

Vajza e Ismail Kadaresë i jep lamtumirën e fundit: Ishte krejt i veçantë në gjithë gjërat që bënte!

Shkruar nga Pamfleti

Vajza e Ismail Kadaresë i jep lamtumirën e fundit: Ishte krejt i

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, në varrezat e Tufinës në Tiranë, pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza ku ishin të pranishëm vetëm familjarë të shkrimtarit, është shprehur se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat.

"Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plot e plot të tjera, por nuk ka kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria”, u shpreh vajza e Ismail Kadaresë.

Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin dhe mbesat e nipërit e Kadaresë, të cilët u panë të përlotur krah njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje