TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2024, 15:30

Shoku i Pal Trashajt rrëfen tmerrin e viktimës pas kredisë: E vrau padrejtësia!

Shkruar nga Pamfleti

Shoku i Pal Trashajt rrëfen tmerrin e viktimës pas kredisë: E

Vdekja e studiuesit Pal Trashaj ka ngjallur reagime edhe ne Lezhë. Miku i ngushtë i viktimës Marçel Lacaj, tregon mbi telefonatën e fundit pak orë para ngjarjes.

Sipas tij, i ndjeri kishte kaluar një kalvar të gjatë mundimesh në kërkim të së drejtës por me një fund tragjik. Zoti Lacaj thotë se 63-vjeçari Trashaj i cili piu fostoksinë jashtë ambienteve të SPAK u vra nga padrejtësia.

Kontakti i fundit ka qenë para dy-tre ditësh. Nuk pashë ndonjë shqetësim, më tha “do shkoj deri në SPAK se kam problemet e mia”. Përmbledhja e të gjitha fjalëve ishte “këtu nuk ka drejtësi, jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka drejtësi”. E di që ka pasur shumë probleme. Kur e pashë në televizion këtë lajm të trishtë më zuri trishtimi, këtë popull e ka zënë trishtimi dhe vazhdon ta mbajë trishtimi, siç e mbajti në ’90 kur ikën shqiptarët prej shqiptarëve, si në ’97 kur ikën shqiptarët prej shqiptarëve sikurse edhe tani ku ikin shqiptarët prej shqiptarët. Në një vend ku nuk ke siguri, paqe dhe drejtësi ke vetëm mjerim, vrasje, vetëvrasje dhe ikje. Pali nuk ishte nga ata që vret veten. Pali nuk e ka vrarë veten, Palin e ka vrarë padrejtësi që sundon në këtë vend. Zoti në qiell na ndihmoftë”, tha ai raporton “Vizion Plus”.

Lini një Përgjigje