TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 07:15

Temperaturat deri në 20 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat deri në 20 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë shtrirjes perëndimore, ndërsa në zonat malore lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det përgjatë gjithë ditës me shpejtësi 28 m/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

temperatura 20 grade moti parashikim

Lini një Përgjigje