
Gjatë ditës së sotme (e martë) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

Temperaturat
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 17 °C
në vendet e ulëta: 12 / 17 °C
në vendet malore: 5 / 11 °C
Era
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.

Lini një Përgjigje