TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2024, 07:16

Temperatura nga -6 deri në 15 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura nga -6 deri në 15 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë Shqipërinë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së sotme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në relievet malore në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Temperaturat minimale do të bien deri në -6°C, veçanërisht në zonat malore.

Moti do të mbetet me vranësira dhe shira të kohëpaskohshëm, ndërsa reshjet e dëborës do të jenë më të dukshme në lartësitë më të mëdha.

Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet të ndodhë më vonë, të dielën, ku moti do të alternojë vranësira me kthjellime. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në disa lugina shpejtësia mund të arrijë deri në 16-20 m/sek.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve, pritet që të ketë kushte të vështira në disa zona malore dhe qarkullimi në rrugët malore mund të jetë i vështirë.

Lini një Përgjigje