TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2024, 19:36

Paralajmëron Romeo Kara: Pas Berishës, emra të tjerë do të shpallen "non grata"

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Romeo Kara: Pas Berishës, emra të tjerë do

Juristi Romeo Kara ka folur lidhur me 5-vjetorin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Teksa ka komentuar punën e bërë deri më tani nga SPAK, Romeo Kara tha se puna e institucionit duhet të vijojë me këtë intensitet. Juristi shton se nuk duhet të ketë më asnjë person të pandëshkueshëm.

“Puna e bërë nga SPAK në këto 5 vite është një punë e cila duhet të vijojë. Trendi i punës së SPAK ka ardhur duke u rritur, duhet të mos ketë më asnjë person të pandëshkueshëm”, tha ai.

I pyetur se cila është sfida konkrete e SPAK, ai u shpreh se janë personat që janë nën hetim.

“Janë personat duke nisur që nga Berisha që është bërë kryefjala e kundërshtisë ndaj SPAK, kemi Metën po ashtu. Ne duam një drejtësi që të shkrijë atë padrejtësi që mban në kurriz Berisha dhe berishizmi dhe kushdo që ka vjedhur. Berisha një heqje mase arresti e përktheu si fitore ndaj sistemit të drejtësisë. SPAK duhet që të dalë në fushën e lojës dhe të mos intimidohet. Ata do të përballen me njerëz të të gjitha llojeve”, u shpreh juristi për “Report Tv”.

Teksa u ndal tek non gratat e shpallura së fundmi nga SHBA, ai tha se emra të tjerë do të shpallen non grata.

“Do kemi non grata të reja dhe jo heqje non gratash”, deklaroi Romeo Kara.

Lini një Përgjigje