TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2025, 07:08

Temperatura deri në 40 gradë, cilët janë qytetet që ‘përvëlohen’ nga i nxehti

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 40 gradë, cilët janë qytetet që

Gjatë ditës së sotme termometri pritet të shënojë temperatura rekord në Shqipëri, ku në të paktën 4 qytete ajo do të kapë vlerën e 40 gradë celcius. Parashikohet që kjo temperaturë të regjistrohet në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje të territorit.

Në zonën e juglindjes reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në malësitë e kësaj zone reshjet në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Temperatura deri në 40 gradë, cilët janë qytetet që

Temperatura deri në 40 gradë, cilët janë qytetet që

Lini një Përgjigje