TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 06:55

Temperatura deri në 35 gradë dhe vranësira, parashikimi i motit për të gjitha bashkitë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 35 gradë dhe vranësira, parashikimi i motit

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.

Temperatura më e lartë do të regjistrohet në qarkun e Shkodrës, aty ku termometri do të regjistrojë 35 gradë celcius.

 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperatura deri në 35 gradë dhe vranësira, parashikimi i motit

Temperatura deri në 35 gradë dhe vranësira, parashikimi i motit

Lini një Përgjigje