
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa ka folur lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. Ai u shpreh se kur situata përsëritet çdo vit, është e patolerueshme mosmarrja e masave.
Ai tha gjithashtu se janë 325 milionë euro dëm shkaktuar shtetit nga rënia e zjarrit. Kjo, një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria.
Sipas Softës, duhet të ketë një qendër kombëtare që të bëhet më mirë parandalimi, sesa përpjekja për të fikur. Softa theksoi se mungon mbështetja për punonjësit zjarrfikës dhe infrastruktura e duhur.
“Klima ka ndyshuar shumë vitet e fundit. Shqipëria ka disa vite që ka zjarre masive, pra nuk është diçka e re. Kështu që duhet më shumë organizim nga ana e institucioneve përkatëse, në mënyrë që dëmet të minimizohen.
Dëmet janë shumë më të larta, është një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria. Mungon mbështetja për punonjësit zjarrfikës dhe infrastruktura e duhur. Më vjen keq që arsyeja kryesore e zjarreve janë zjarrvënësit. Motivet janë të ndryshme. Më e keqja akoma është me përsëritësit zjarrvënës. Pra, duhen mbajtur nën vëzhgim, më mirë parandalimi se analizat.
Dëmi është i madh, rreth 325 milionë euro në total këtë verë nga zjarret, duke u djegur pyje, kullota, dru frutorë, bagëti, shtëpi, madje ka pasur edhe humbje jete”, tha ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje