TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2023, 09:55

Të shtënat me armë në Pukë/ Autori djali i ish gjyqtarit të dorëhequr nga vettingu, krahu i djathtë i kandidatit të dyshes Berisha-Meta

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në Pukë/ Autori djali i ish

Klaudio Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë. Mësohet se ai është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi  Vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.

Pas ngjarjes, Policia ka njoftuar se ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin, Klaudio Prendi i cili rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz ka qëlluar me armë në ajër. Në njoftimin e Policisë, nuk specifikohet se ngjarja ka motive politike.

“Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kapjen e 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e  shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.  Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qenë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

 

të shtënat me armë në pukë fran prendi berisha-meta

Lini një Përgjigje