TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2025, 18:00

"Të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm", Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubios

Shkruar nga Pamfleti

"Të palëkundur për t’i dhënë fund

Ambasada e SHBA në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh të sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për qëndrimin e palëkundur të qeverisë amerikane ndaj emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kombëtare.

“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”, shkroi Sekretari Rubio.

Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit.

Këto masa vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin kontrollet në kufi dhe të përmirësojnë sistemet e verifikimit për të parandaluar hyrjen e paligjshme dhe për të garantuar sigurinë kombëtare.

Lini një Përgjigje