TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2025, 15:47

'Pengmarrja' e Urdhrit të Psikologut, Laboviti: Treska arrogante, do dorëzojmë kallëzim penal

Shkruar nga Pamfleti

'Pengmarrja' e Urdhrit të Psikologut, Laboviti: Treska arrogante,

Brunilda Laboviti, e cila fitoi zgjedhjet për presidente të Urdhrit të Psikologut, por nuk u lejua në zyrë nga paraardhësja e saj Valbona, tha se është zgjedhur në mënyrë tërësisht legjitime.

Laboviti u shpreh për “News 24” se paraardhësja e saj, Valbona Treska po sillet me arrogancë ndërsa theksoi se ka fituar zgjedhjet bindshëm.

Juristja Eda Grimci, deklaroi se zgjedhja e presidentes të Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti është legjitime dhe se nuk ka nevojë për kuorum në këtë proces, pasi kërkohet shumicë e thjeshtë votash.

Ajo tha gjithashtu se nëse gjërat nuk ndryshojnë as sot dhe nëse zyra nuk lirohet, atëherë nesër do të ketë kallëzim penal.

Brunilda Laboviti: Mora dyfishin e votave të kandidates tjetër. Duhej të bëhej kalimi i detyrës së kreut të Urdhrit të Psikologut. Shkova në zyrë, e telefonova zonjën Valbona Treska dhe i thashë se kam ardhur në zyrë. Zonja Treska sillet me arrogancë, duke menduar se Urdhri i Psikologut është shtëpia e saj. Procesi zgjedhor ka qenë i rregullt, anëtarët kanë qëndruar në radhë deri në orën 06.30 minuta pasdite. Nuk do ngrinte pretendime znj Treska, nëse Elona Mustafaraj do zgjidhej presidente e Urdhrit të Psikologut dhe ajo të ishte Sekretare. Ajo nuk e ka pritur që unë të fitoj bindshëm. Treska është në paligjshmëri nëse mbledh Këshillin Kombëtar.

Eda Grimci, juriste: Zgjedhja e Brunilda Labovitit është legjitime, ka marrë vota sa dyfishi i kandidates tjetër. Laboviti ka marrë më tepër se 60 përqind të votave. Zgjedhja e presidentes të Urdhrit të Psikologut bëhet me shumicë të thjeshtë. Nuk ka kuorum. Presidentja e zgjedhur e Urdhrit të Psikologut duhet të hyjë në zyrë dhe presim edhe ditën e sotme. Çdo gjë që po ndodh është shpërdorim detyre dhe është mohim i së drejtës së votës, kjo është vepër penale. Nesër dorëzojmë kallëzim penal, nëse nuk gjendet zgjidhje.

Lini një Përgjigje