
Në Komisionin për Nismat Ligjore, opozita i kërkoi kreut të SPAK, Klodian Braho që të tregojë se kush janë politikanët që kanë marrë pjesë në takimin e Arubës.
Braho refuzoi të komentojë gjatë, duke thënë se është çështje në hetim, por garantoi se çdo provë e administruar gjatë hetimeve po trajtohet sipas procedurave ligjore. Ai hodhi poshtë pretendimet për mosveprim të Prokurorisë së Posaçme, duke i cilësuar ato si hamendësime dhe theksoi se në SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit.
“Është çështje në hetim, por nuk mund të ndodhë në SPAK që të ketë një provë dhe ajo të lihet aty në gjumë dhe të mos reagohet. Nuk dua të ndalem te çështja konkrete, sepse është në hetim, por ajo që ju garantoj është se nuk mund të ndodhë që në SPAK të ketë një provë në një dosje dhe të lihet aty në gjumë. Këto që thuhen janë hamendësime. Në momentin e mbylljes së hetimeve mund të bëjmë transparencë mbi detaje të caktuara. Për SPAK-un janë të gjithë të barabartë para ligjit”, tha Braho.
Lini një Përgjigje