TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 21:43

Spartak Ngjela zbulon kush ia nxiu syrin kreut të Gardës më "21 Janar"!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela zbulon kush ia nxiu syrin kreut të Gardës më
Ndrea Prendi

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me hetimet e SPAK për ngjarjet e 21 janarit, duke u ndalur te episodi i syrit të nxirë të kreut të Gardës së asaj kohe, Ndrea Prendit.

Ngjela sugjeroi se Prendi mund të jetë goditur me grusht. Sipas tij i vetmi person që mund ta bënte këtë ishte një pushtetar i lartë i kohës, ndërsa nuk përmendi emra.

“Veç një pushtetari të lartë askush nuk mund t’i binte me grusht kreut të Gardës asaj kohë, Ndrea Prendit. Flasim profesionalisht, ai është i armatosur dhe i pushtetshëm. Nëse unë i bie me grusht ai më qëllon ose më vret”, u shpreh ai në emisionin  “Oponencë” në News24.

 

Lini një Përgjigje