
Avokati, Spartak Ngjela ka komentuar thirrje e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK për 21 “Janarin”.
Ngjela theksoi se kjo çështje u rihap pasi sipas tij, janë gjendur prova të reja. “Me intuitat që marrim pa pasur prova të reja nuk hapet çështja. Pra ata e hapën sepse kanë gjetur provat e reja në lidhje me Saliun. Me mënyrën se si u sollën edhe atë ditë me të revoltuarit që ishin në një tubim paqësor. Unë kam qenë në dy kullat”, tha Ngjela.
Ai u shpreh se SHBA-të si vend aleat janë pala që qëndron pas SPAK. Sipas tij SHBA-të kanë vendosur të marrin përsipër këtë sistem për arsye të gjeopolitikës botërore.
“Aleati të ndihmon, por shteti duhet të paguajë. Unë e di sa i kanë rrogat në SPAK. Po i paguajnë ata, e kanë marrë përsipër ata, jo se na kanë gjak ose fis, por i duhet për gjeopolitikë Shqipëria dhe Kosova. Pyetja është po Kosova? 4 analistët më të mëdhenj anglo saksonë, deri në vitin 1992 thanë që lufta e tretë botërore shpallet për Kosovën”, tha Ngjela në "Oponencë'.
Lini një Përgjigje