TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2025, 12:28

Spartak Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela komentoi deklaratën e Berishës për pretendimet lidhur me dhunën çnjerëzore në burg ndaj Ilir Metës dhe Erion Veliajt.

Ngjela e cilësoi kryedemokratin Sali Berisha e cilëson si “xhol” që mund të hyjë kudo dhe në çdo çështje.

"Saliu mendon se mund të hyjë kudo, ka një lojë me letra që quhet xhol dhe xholi hyn kudo në funksion të lojës. Saliu e di veten xhol, se me që është xhol politika, thotë unë jam xhol i saj. I kanë rënë kredot, por ai bën luftën për ekzistencë.

Të shohim gjithçka do të shihet nga procesi. Dje i kanë paraqitur akuzën zotit Veliaj, për korrupsion dhe të tjera, jemi ende te koncepti i prokurorisë i akuzës, nuk është absolut, është mbrojtja që do bësh në gjykatë, janë provat që ka mbrojtja e të pandehurit, është vendimi i gjykatës. 

Pasi të mbarojnë këto kemi të drejtë të japim mendimin tonë. Veliaj akoma prezumohet i pafajshëm. 

Të fajshëm i ka thënë akuza, kurse ligji e prezumon të pafajshëm, kështu që nuk flasim dot pa dëgjuar procesin dhe pa marrë formën e prerë vendimi i gjykatës", tha Ngjela për "Mcn Tv".

Sa i takon marrjes së të pandehur të deputetes socialiste Klotilda Bushka lidhur me dosjen “Veliaj”, ai deklaroi se si kryetare e Komisionit të Ligjeve, ka nivel shumë të lartë dhe pritet të shihet se si do të ecin gjërat.

Klotilda Bushka akuzohet për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka kryer veprimeve aktive për intimidimin e dëshmitarëve. 

Lini një Përgjigje