
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar raportin vjetor të SPAK-ut.
Në raportin e paraqitur nga kryeprokurori Altin Dumani, bëhet fjalë për 41 milionë eruo të sekuestruara nga hetimet.
Sipas Hoxhës, kjo shumë e sekuestruar është një hap i mirë përpara, por është shumë e ulët në krahasim me nivelin e korrupsionit në vend.
“Motoja është ndiq paranë, ata u përpoqën të dëshmonin se kishin sekuestruar diku te 41 milionë euro. Në fakt me nivelin që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, është një shumë ende e papërfillshme.
Megjithatë është një hap i mirë përpara. 41 milionë asete dhe para, ne po shikoje se hetimet e SPAK-ut drejtohen rreth konfiskimit të aseteve dhe të shumave të parave. Ideja është t’i kthehen qytetarëve paratë e grabitura”, tha Artan Hoxa në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje