TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 20:47

“SPAK po aplikon shkollën e SHBA”, Karamuço: Shumë shpejt do të shkohet te hetimi i parave, aseteve dhe bizneseve

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK po aplikon shkollën e SHBA”, Karamuço: Shumë

Në kuadër të zhvillimeve të fundit të SPAK, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për metodat e hetimit që po përdor prokuroria speciale.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “Abc News”, ai theksoi në këto 33 vite Shqipëria ka kaluar shkollën e investigimit, nga ajo ruse, në atë kontinentale dhe tani ndodhet në shkollën amerikane që po e aplikon SPAK. Ai shtoi gjithashtu se SPAK do të ketë hetime të tjera që kanë të bëjnë me pasuritë.

Në këto 33 vite Shqipëria ka kaluar shkollën e investigimit , ka qenë në shkollën ruse, erdhi në shkollën kontinentale dhe tani jemi në shkollën amerikane që po e aplikon SPAK. Shkolla, që pa ardhur tek prova nuk shkon dot te personat, ky është edhe trajnimi që kanë bërë. Janë dy teknika që po hetohen. Këto janë dosje depërtimi. Nëpërmjet këtyre do të fillojnë hetime të tjera që kanë të bëjnë me çështje pasurore. Është më e thjeshtë sot të mbërrin tek e vërteta nëpërmjet dëshmive, kontrollit të të gjitha sistemeve. Janë thirrur shumë persona gjatë këtyre ditëve.

Nuk jemi në gjendje të deshifrojmë për çfarë janë marrë në pyetje, por  do të shikohen TIMS, udhëtimet, hotelet. Këto janë raste hetimore me manual që dinë edhe fillimin edhe mbërritjen. Ti mund të asgjësosh një dosje, por paratë asetet nuk i fsheh dot, edhe nëse janë të tjetërsuara. Nëpërmjet hetimit të parave, aseteve dhe bizneseve do të dalë e vërteta. Mbërritja e zotit Ismaliaj pas dënimit, pasi ka lënë qeli, ka mbërritur fillimisht në Vjenë dhe më pas nuk dihet ku ka shkuar. Mendoj se mund të ketë një rrëfim të penduari”, tha ai.

karamuço spak

Lini një Përgjigje