TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2025, 09:42

SPAK kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

SPAK kërkon dënimin me tre vite burg për akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Refuzim për deklarim pasurie” dhe “Fshehje pasurie”.

Për zyrtarin Jerasimo Basho u dha pretenca po për 3 vjet burgim dhe juristi Vezir Gjikoka për 2 vjet burgim. 

SPAK kërkon konfiskimin e sipërfaqeve të tokave të sekuestruara, si dhe apartamentin e Jorgo Goros të sekuestruar.

Një tjetër kërkesë ishte konfiskimi edhe i 10 mijë metrave katrorë tokë, që do kalonin për investime strategjike në plazhin e Gjipesë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet më 7 shkurtdhe dërgoi dosjen në GJKKO, për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, si dhe 2 drejtorët. 

Lini një Përgjigje