TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2025, 22:50

“SPAK ka sekuestruar 978 telefona”, Hoxha zbulon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: Janë thirrur 11 zyrtarë, hetim për tenderin e oksigjenit

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK ka sekuestruar 978 telefona”, Hoxha zbulon

Gazetarja Anila Hoxha ka evidentuar një shqetësim që disa qytetar, por dhe persona publikë, kanë hasur në SPAK. Ajo tha se në SPAK janë 978 telefona të sekuestruar, të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar.

Sakaq, ajo zbuloi edhe një aksion tjetër të SPAK, kur tha se një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçmen janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor.

“Është një shtetas Vladimir Vladimirov… SPAK javën e kaluar ka thirrur 11 punonjës së njësisë së prokurimeve për tenderat e oksigjenit mjekësor. Hetimet kanë ecur por me temp që thuhet varet nga ekspertiza, telefonat…. e di çfarë do ë thotë të jenë më shumë se 978 telefona të sekuestruar?

Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje… ky shtetas thotë më ke marrë telefonin, e ke sekuestruar, çfarë statusi kam unë?”, tha Hoxha në emisionin Top Story.

1 Komente

  1. t
    titi

    SPAK ne proceduren e sekuestrimit te telefonit personal, eshte kryekeput ne shkelje te ligjit. Kjo gje nuk ndodh ne asnje vend te botes. Perdoret si metode shantazhi, presioni. Por asnje mes ne tel i cili nuk vertetohet nuk perben prove. Sekuestrimi i tel nga SPAK pa vendim gjykate, eshte joligjor, eshte arbitrar. SPAK po humb besimin. Behet pale, dhe nuk eshte aq korrekt sa propogandohet nga disa gazetare, qe jane subjektiv ne komentet e tyre. Ka paaftesi, ka arrogance, ka korrupsion.

    Lini një Përgjigje