Njëra prej seancave po mbahet në GJKKO ku do të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës. Bëhet fjalë për Arsen Ramën, personin që ka bërë kallëzimin në prokurori për Belerin dhe tashmë është bërë bashkëpunëtor i prokurorisë.
Ditën e sotme po zhvillohen 2 seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Njëra prej seancave po mbahet në GJKKO ku do të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës. Bëhet fjalë për Arsen Ramën, personin që ka bërë kallëzimin në prokurori për Belerin dhe tashmë është bërë bashkëpunëtor i prokurorisë.
Po ashtu janë thirrur edhe banorë të tjerë të cilët do të dëshmojnë nëse janë kontaktuar nga pjesëtarë të stafit elektoral të Belerit për ta votuar këtë të fundit në zgjedhjet e 14 majit, në këmbim të shumave monetare.
Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë po zhvillon një seancë për Belerin ku pritet të merret vendimi se cila prej gjykatave ka kompetencën për t’i dhënë lejen e posaçme Belerit në mënyrë që ky i fundit të bëjë betimin si kryebashkiak.
Lini një Përgjigje