TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2023, 21:49

Sondazhi/ Shqiptarët nuk e mbështesin Fredi Blerin, mbi 82 për qind kundër betimit të tij si kryebashkiak i Himarës

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Shqiptarët nuk e mbështesin Fredi Blerin, mbi 82 për

Çështja e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës i arrestuar, dy ditë përpara zgjedhjeve të vendore të 14 majit, nën akuzë për shitblerje të votës ka sjellë pasoja në marrëdhëniet me Greqinë.

Athina kërkon me ngulm dhe po bën presion duke kërcënuar dhe me pengim të integrimit në BE që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndonëse është në burg ndërsa qeveria Rama ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë në çështjen e drejtësisë. Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për këtë çështje?

Të pyetur nga 'Report Tv', në bashkëpunim me sondazhisitin Eduard Zaloshnja, shumica e tyre janë kundër betimit të Fredi Blelerit. Konkretisht, sipas rezultateve të sondazhit 75.0% ose 1.530.000 qytetarë janë kundër betimit të Fredi Belerit. 7.1% ose 145 mijë janë pro, 10.3% ose 210.000 thonë ‘Ndoshta Po’ dhe 7.6% ose 155.000 thonë ‘Ndoshta jo’.

beleri shqiptarët kundër

Lini një Përgjigje