TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 21:13

Skema për të “peshkuar” rivalët/ Gazetari jep detaje: Grupet kriminale infiltronin vajza për të zbuluar kundërshtarët

Shkruar nga Pamfleti

Skema për të “peshkuar” rivalët/ Gazetari jep detaje:

Megaoperacioni i SPAK ka shkundur “furishëm” folenë e grupeve kriminale, ndërsa në shënjestër janë vënë 50 persona me profil kriminal dhe të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Gazetari, Ermal Vija, i ftuar në Real Story, u shpreh se grupet kriminale për të lokalizuar kundërshtarët e tyre dërgonin vajza si formë karremi për t’i shoqëruar dhe më pas ata flisnin me të “infiltruariat” e tyre në aplikacionet “Sky dhe “Enchro Chat”.

Rezulton se grupet kriminale kryesisht ofrojnë te kundërshtarët e tyre edhe vajza, që ua ofrojnë këtyre personave që t’i kenë në tavolinë dhe t’i shoqërojnë për të bërë të mundur lokalizmin e tyre dhe më pas me këto vajza flasim përmes aplikacioneve SKY dhe Encro Chat , për të mos rënë në sy që i kanë çuar në formë karremi”, u shpreh ai.

Ai tha  se ish-deputeti Arben Ndoka krijoi aleancë me Emiliano Shullazin dhe Ervis Martinajt, me qëllimin e hakmarrjes për vrasjen e vëllait të tij në 2017.

Sipas dosjes, Ndoka kishte dyshime se vëllai i tij është vrarë nga Durim Bami. Sipas tij, Emilano Shullazi komunikonte nga burgu në aplikacionin “Sky” dhe “Enchro Chat”.

Bëhet fjalë për ngjarje, për të cilat, ku prokuroria ka zbuluar grupet se si janë vendosur përballë njëri tjetrit, zanafillën e ka nga ish-deputeti Arben Ndoka, ku ky i fundit për të zbuluar se kush e ka kryer ekzekutimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka dhe dyshimet që ai kishte. Në 2017 fillon dhe krijon aleanca me grupet kriminale për të goditur personat, që ishin të përfshirë në vrasjen e tij. Arben Ndoka kishte aleancë me Ervis Martinajt dhe me Emilano Shullazin. Shullazi rezulton personi që merrte informacion. Ai komunikonte nga burgu përmes aplikacioneve SKY dhe Encro Chat. Këto grupe janë të mirëorganizuara me njëri tjetrin, për të goditur kundërshtarët e tyre. Arben Ndoka mendonte se vëllain e tij e kishte vrarë Durim Bami, ky një person shumë i përfolur dhe është përmendur në ngjarjet më të mëdha kriminale të ndodhura në Fushë Krujë dhe më gjerë. Arben Ndoka futet në aleancë me Ervis Martinaj dhe grupin e Avdylajve, të cilët e ndihmojnë në qëllimin e tij, që ishte ekzekutimi i Durim Bamit. Ky i fundit kërkon mbështetjen e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, por edhe nga Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrës”, tha ai.

Lini një Përgjigje