TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 21:12

SPAK shënjestroi bandat, Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë publike

Shkruar nga Pamfleti

SPAK shënjestroi bandat, Karamuço: Grupet mund të

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në lidhje me operacionin e SPAK ku u shënjestruan kokat e bandave kriminale. Ai u tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të reagojnë.

Sipas tij, eksponentë të grupeve kriminale do tentojnë të zhdukin provat dhe aktiviteti i tyre mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike. Por me gjithë këtë shqetësim, Karamuço shto se drejtësia dhe shteti në këtë fazë, janë më të fortë se krimit.

“Do ketë reagim. Do ketë një hetim që do të vijojë. Do ketë disa faza dhe SPAK do të thellohet ndaj këtyre 50 personave. Ata do tentojnë të zhdukin gjurmët e tyre, që nga banesa, shtëpia, dëshmitarë, servera dhe të gjitha këto janë si kundërmasa që mund të marrin, dhe që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike, por shteti ka një avantazh dhe një epërsi të madhe. Nuk e kishim parë më parë”, tha ai për “AbcNews”.

ercvin karamuco

Lini një Përgjigje