
Apeli i GJKKO ka vendosur të shtyjë vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 5 të arrestuarit e tjerë të operacionit “Metamorfoza”.
Gjykata Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në përfundim të seancës së caktoi datën 31 gusht për të shpallur vendimin por kërkesat e të pandehurve për një masë më të butë sigurie.
Gjatë përfundimit të seancës, avokati Ylli Manjani u shpreh se media duhet të jetë e pranishme në seancë, pasi ky gjyq nuk mund të jetë sekret.
"Gjykata është tërhequr për të marrë vendim. Do ju lutesha që në emër të profesionalizimit, të stoponit lajmet me burime, nuk janë të vërteta janë false. Nuk është asgjë e vërtetë. Mos kontribuoni te drejtësia popullore, ka njerëz të përfshirë që mund të keqinformohen. Nuk ka gjyqe të mbyllura, vetëm Shqipëria i bën këto pislliqe. Për të lidhur një ngjarje me një person duhen fakte.
Ato që thua ti se i ka SPAK, ne i kemi disa të tjera. Kemi pasur probleme me dokumentet, ishin sekret për avokatët. Unë nuk mund t'ju them më shumë se kaq. Media të jetë në sallë, nuk ka gjyqe sekrete. Nuk ka fakte konkrete"-tha Manjani jashtë Apelit të GJKKO.
Në sajë të këtij operacioni u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali , Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.
Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet hollandeze belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente vrasjen e një personi. Bëhët fjalë për shtetasin Kleanthi Musabelli një ish punonjës i policisë së burgjeve. Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro.
Behar Bajri dhe Denis Borriçi ezekutojnë shtetasin Gjin Boriçi. Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “Sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë” ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë sigurie është edhe Elion Hato, që dyshohet për “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” në dëm të shtetasit Taulant Pepa.
Lini një Përgjigje