TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2026, 13:35

Siguria e Altin Dumanit, harrohet vendimi i KLP; Garda nuk shton efektivët

Shkruar nga Pamfleti

Ndonëse Komisioni i Mbrojtjes miratoi rritjen e masave, numri i efektivëve të Gardës nuk ka ndryshuar

Siguria e Altin Dumanit, harrohet vendimi i KLP; Garda nuk shton efektivët
Prokurori i SPAK, Altin Dumani

Më shumë se dy javë pas vendimit të Komisionit të Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për forcimin e sigurisë, numri i efektivëve të Gardës së Republikës që shoqërojnë Altin Dumanin vijon të mbetet i njëjtë.

Burime nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëjnë të ditur se, pavarësisht miratimit të kërkesës për rritje të nivelit të mbrojtjes fizike, në praktikë nuk është shtuar asnjë efektiv për ish-drejtuesin e institucionit.

Kërkesën për shtimin e masave e paraqiti kreu aktual i SPAK, Klodian Braho, dhe Komisioni e mbështeti pas shqyrtimit të analizës së riskut.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar eskortim sa herë që SPAK e ka kërkuar një gjë të tillë.

Garda e Republikës nuk dha të dhëna për masat konkrete të sigurisë. Institucioni sqaroi se informacioni mbi organikën dhe numrin e efektivëve që angazhohen për mbrojtjen e personaliteteve klasifikohet si “sekret shtetëror”. Sipas Gardës, dokumenti që përcakton numrin e punonjësve për grupet e shoqërimit mbështetet në një vendim të Ministrit të Brendshëm të datës 17 nëntor 2021. Po ashtu, ligji nr. 10/2023 për informacionin e klasifikuar e përjashton këtë kategori të dhënash nga aksesi publik.

Institucioni theksoi se ndërtimi i eskortave bazohet në analizën e riskut dhe në kriteret e përcaktuara nga një vendim i Këshillit të Ministrave i dhjetorit 2021. Sipas të njëjtit qëndrim, shoqërimi i Dumanit kryhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me organikën e miratuar nga Ministri i Brendshëm.

Përmes një kërkese për informacion, që iu drejtuan Gardës, nëse është shtuar numri i efektivëve pas vendimit të Komisionit të Mbrojtjes dhe sa është numri i efektivëve që sigurojnë aktualisht Dumanin dhe familjarët e tij, para dhe pas këtij vendimi. Institucioni nuk dha përgjigje për këto çështje, citon Euronews Albania.

Komisioni i Mbrojtjes vendosi në fund të janarit rritjen e masave të sigurisë për Dumanin dhe disa prokurorë të tjerë, duke marrë në konsideratë çështjet që ata kanë trajtuar ndër vite. Megjithatë, sipas burimeve nga SPAK, në terren nuk ka ndryshim në përbërjen e grupit të sigurisë për ish-drejtuesin e këtij institucioni.

siguria e altin dumanit harrohet vendimi i klp

2 Komente

  1. T
    Tafili nga Dibra.

    Nuk ka shanse ti shtohen efektivët e gardës për Dumanin sa të jetë Rama në pushtet. Ndërsa vetë, nga frika në palcë mbrohet me nja 10 roje. Sigurisht, edhe pak kohë,se po e rrasën brënda, le të rruhet vetë.

    1. I
      Ilir dardani

      Të lumtë Tafil për komentin!

      Lini një Përgjigje