
Një tjer denoncim është publikuar ndaj prokurores së Sarandës, Esmeralda Basho.
Një i dënuar me 5 vjet heqje lirie, pasi përfundoi dënimin kërkoi sendet e sekuestruara, pasi vendimi i gjyqit ia mundësonte këtë. Bëhet fjalë për 2 mijë euro, 2 telefona dhe patentën e tij.Prokurorja Basho i thotë se sendet e tij kanë humbur.
Sipas avokatit Arben Llangozi, ky rast është vepër penale dhe përgjegjëse është prokurorja e cështjes Esmeralda Basho. Llangozi tregon se në prokurorinë e Sarandës është regjistruar edhe një procedim për Esmeralda Bashon por pa emrin e saj, për ta favorizuar.
Qytetari: Kur do ta marr përgjigjen, kur të më mbarojë mua sezoni, do të më çmendni juve mua.
Prokuroria Sarandë: Tani, mua Prokurorja më thotë që s’kam asgjë për të kthyer, çfarë të të them gjë tjetër…?!
Qytetari: Po mirë, më lejo, të vete të flas me të vetë, o vëlla?
Prokuroria Sarandë: Po ti, a fole vetë me atë radhën e parë? Përgjigjen e more.
Qytetari: O zotëri! E kam marrë përgjigjen, por s’kam marrë dokumentin që më takon mua. Po kërkoj atë dokumentin tim, nuk po kërkoj dokumentin e saj.
Prokuroria Sarandë: Ore ajo thotë, nuk e kam gjetur si…
Qytetari: Si nuk e ka gjetur?! Po të plasi trutë mo, nuk më intereson! Kur shkela ligjin unë, mendoi për fëmijët e mi ajo?! Asnjeri s’mendoi o vëlla, mendova vetë…Tani, ajo është në shkelje të ligjit o vëlla, se po më mban një dokument pa të drejtë. Çfarë më intereson mua, që s’e gjen mo vëlla..! Ta gjejë aty, të plasi trutë…!
Në këto momente shfaqet vetë prokurorja Esmeralda Basho.
Qytetari: O zonja prokurore! Çfarë u bë me atë patentën time?
Esmeralda Basho: Urdhëro! Ta sqarova njëherë…!
Qytetari: Më sqarove ok! Hajd, mos e vrisni mendjen se ju sqaroj njëherë e mirë tani…!
Pas qytetarit, për sendet e humbura interesohet edhe emisioni “Stop”. Vjen e njëjta përgjigje, që ato kanë humbur e askush nuk mban përgjegjësi.
Gazetari: Gazetari i emisionit “Stop”, Genci Angjellari! Po interesohemi për rastin e zotit Kleo Hysi. Është një çun që ti e mban mend. Ka ardhur me qindra herë këtu…
Prokuroria Sarandë: E di, e di. Po, po, e njoh…!
Gazetari: E ka Esmeralda dhe thjesht, ku janë 2 mijë euro, 2 telefonat dhe patenta e atij? Ku janë zhdukur?
Prokuroria Sarandë: E di,e di rastin e atij. Prokurorja i ka kthyer përgjigje dhe…
Gazetari: Jo, nuk i ka kthyer…Tani, të lutem, flet pak me prokuroren dhe na kthen një përgjigje?
Prokuroria Sarandë: Ore, unë i flas, i them, por ajo më tha që nuk i kam gjetur unë akoma, thotë prokurorja.
Gazetari: Ku janë? Janë 2 mijë euro, 2 telefona dhe një patentë.
Qytetarja: Po këtu brenda humbën?
Gazetari: Po këtu pra, se…
Qytetarja-O i shkreti ai, që i ka marrë… Sa keq, o Zot, o Zot, o Zot..!
Prokuroria Sarandë: Do t’i drejtoheni me shkrim prokurorisë…!
Gazetari: Kujt?
Prokuroria Sarandë: Do t’i drejtoheni me shkrim Prokurorisë, me kërkesë me shkrim Prokurorisë!
Gazetari: Esmeraldës? Ta pyesim se ku i ka humbur?
Prokuroria Sarandë: Tani, shpjegime unë s’mund të jap, ti e di shumë mirë…
Gazetari: Ok! Faleminderit shumë! Jeni shumë të mirë! Do ta bëjmë direkt kërkesën me shkrim…!
Gazetarja Odeta Gjevori nuk hezitoi t’ia dërgonte shkresën zyrtare “alla Stop” prokurores, së cilës iu bashkuan edhe qytetarët e Sarandës. /Stop-TV Klan
Lini një Përgjigje