TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2023, 22:22

Si e përgatitën amerikanët Dumanin për të hetuar Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Si e përgatitën amerikanët Dumanin për të hetuar

Çështja e Berishës është e jashtme, jo e brendshme. Kështu e cilësoi gazetarja Anduena Llabani ‘luftën’ e ish-kryeministrit me drejtësinë.

Në një intervistë për “Now” në Euronews Albania ajo kujtoi debatin e madh të Ambasadës Amerikane në lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Sipas saj Dumani ishte projektuar nga SHBA për të marrë drejtimin e SPAK-ut dhe për të marrë në dorë çështjet e mëdha. 

Deri në atë kohë ne si gazetarë prisnim arrestime në shtator, tetor, ka në gusht, në janar, në maj, hiç arrestime. Çfarë ndodhi me ardhjen e Dumanit? Ne e dimë shumë mirë që në vija të trasha Altin Dumani u thirr nga ambasada dhe u tha që ti do shkosh sepse ti do të jesh drejtuesi i SPAK-ut dhe Altin Dumani me të ardhur në krye të SPAK-ut mori ato dosje të cilat flinin aty, për të cilat nuk kishte as vendimmarrje, as zhvillim dhe çështjet kanë një mbikëqyrje të jashtëzakonshme nga faktori ndërkombëtar ku janë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat monitorohen për gjithë vijueshmërinë e tyre dhe çështja e Berishës e Malltezit është dhe amerikane, nuk është vetëm shqiptare”, u shpreh Llabani.

berisha dumani

Lini një Përgjigje