Xoxa e mbështet kërkesën në gjendjen e saj shëndetësore, pasi është shtatzënë dhe ka shfaqur komplikacione kohët e fundit
Bashkëshorja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë që zbatohet ndaj saj.
Xoxa e mbështet kërkesën në gjendjen e saj shëndetësore, pasi është shtatzënë dhe ka shfaqur komplikacione kohët e fundit. Dokumenti është dorëzuar në gjykatë dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila ndjek edhe çështjen themelore ku përfshihet ajo.
Xoxa përballet me disa akuza penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim pasurie. Aktualisht, ndaj saj zbatohet masa “detyrim paraqitje”.
Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën pas shqyrtimit të rrethanave të paraqitura.
Gjithashtu edhe Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt 2025 në zyrën e tij në bashki, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje nga 'arresti shtëpiak' i kërkuar fillimisht prej SPAK.
Lini një Përgjigje