
Flamuri izraelit është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të flamurit izraelit në fasadën e goditës së Universitetit të Politeknikut në Tiranë. Rama shpreh solidarizimin me popullin izraelit ndërsa e konsideron sulmin terrorist.
‘Shqipëria qëndron me Izraeli. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët.’- shkruan Rama.
Mbrëmjen e sotme janë evakuuar 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi ndërsa ministria e Jashtme njofton se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.
Kabineti i sigurisë së Izraelit shpalli gjëndjen e luftës pas sulmeve të grupit të militantëve palestinezë të Hamasit, që lanë të vrarë deri tani 700 persona mbi 2000 të plagosur dhe 100 pengje.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky vendim u mor për shkak se shteti u përball “me sulme terroriste nga Gaza”.
E ndërsa vijojnë luftimet në jug të Izraelit me militantët e Hamasit, në 22 lokacione të Izraelit, ushtria ka ndërmarrë operacionin “Shpatat e hekurta” kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Rreth qyteteve izraelite në kufirin me Rripin, Ashkelon dhe Sderot, dhjetëra tanke dhe trupa kanë mbërritur gati për t'u përgjigjur pas sulmeve të së shtunës, (7 tetor 2023) nga Hamasi që lëshuan rreth 5 mijë raketa dhe morën dhjetëra civilë peng.
Këtë e dëshmojnë videot e shpërndara në rrjetet sociale. Qeveria e Izraelit ka aktivizuar nenin 40 të Kushtetutës izraelite, i cili do të thotë shpallje lufte. Ky nen është rikthyer për herë të parë që nga Lufta e Yom Kipur në tetor 1973. E thënë thjesht, rikthimi i nenit do të thotë se ushtria izraelite ka liri të plotë për “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” dhe duhet të raportojë vetëm tek lidershipi politik.
Lini një Përgjigje