TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2023, 11:52

Shkatërroi "Kafen e Madhe" në Shkodër, SPAK hesht për Agron Çelën; a iku deputeti tek Rama për t’i shpëtuar arrestimit?

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërroi "Kafen e Madhe" në Shkodër, SPAK hesht

Deputeti Agron Çela braktisi Ilir Metën dhe çoi elektoratin e tij në duart e socialistëve, vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në daljet mediatike, Çela e argumentoi këtë lëvizje me mungesën e koordinimit me kryebashkiakun aktual Bardh Spahia, por shkak për ndryshimin e partisë mund të jetë edhe një dosje penale që po hetohet nga prokurorët e Shkodrës.

Agron Çela futi në dorë dhe shkatërroi Kafen e Madhe në Shkodër kur ishte me Ilir Metën, ndërsa tani kërkon t’i shpëtojë llogaridhënies para ligjit duke u strehuar tek Rama.

Shkatërroi "Kafen e Madhe" në Shkodër, SPAK hesht

Si mos të mjaftonte grabitja e pronave në Velipojë ku ndërtoi resortin me para të dyshimta, Agron Çela shkatërroi Kafen e Madhe në Shkodër, një monument kulture dhe identitet shpirtëror, ideuar nga arkitekti Kolë Idromeno.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka kallëzuar përpara organit të akuzës, kompaninë në pronësi të Agron Çelës dhe bashkëshortes së tij, Belma Çela, për veprën penale “Shkatërrim i veprave kulturore”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal.

Gjatë kohës kur Çela ushtronte detyrën e deputetit, në vitin 2016, kompania “Xhenis-Sh” Shpk në pronësi të tij, fitoi me vendim të këshillit kombëtar të restaurimeve, restaurimin e “Kafes së Madhe”, projektuar nga arkitekti Kolë Idromeno, objekti më i rëndësishëm i kategorisë 1 në Shkodër.

Në vitin 2021, nga inspektimet e KLSH rezultonte se objekti ishte shembur pjesërisht.

Shkatërroi "Kafen e Madhe" në Shkodër, SPAK hesht

Nga ky objekt historik qëndronte në këmbë vetëm fasada kryesore.

Në inspektimin e kontrollit të lartë të shtetit thuhet se subjekti “Xhenis–Sh” SHPK filloi punimet në shkelje të nenit 79 të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.

Në deklaratën e pasurisë të deputetit Agron Çela të vitit 2021, rezulton blerja e 768 metrave katrorë sipërfaqe truall si dhe ndërtesën e kafes së madhe në Shkodër, për 600 mijë euro.

Me shkresën nr. 144/4, prot., datë 28.05.2021 “Për marrjen e masave urgjente për pezullimin e menjëhershëm të punimeve në objektin “Kafja e Madhe Shkodër” i është kërkuar ish kryetares së bashkisë, Voltana Ademi të ndërpriten menjëherë punimet, por nuk është kthyer asnjë përgjigje nga kryebashkiakja, e cila ka qenë vetë në detyrë në momentin kur Çela ka zaptuar Kafen e Madhe.

Ndryshimi i drejtimit të bashkisë në vitin 2022, duket se ka sjellë përplasje mes Çelës dhe Bardh Spahisë, i cili nuk ka pranuar t’i dalë në mbrojtje deputetit të Metës, në çështjen që ka në prokurori.

Dhe kjo duket se është e vërteta e ‘përplasjes’ mes Spahisë dhe Çelës.

Duke u mbështetur tek Rama, Agron Çela rrit influencat dhe mund të ndikojë tek prokurorët e Shkodrës për të mbyllur dosjen penale të shkatërrimit të Kafes së Madhe, për interesa të biznesit të tij.

Nuk kuptohet se pse SPAK nuk ndërhyn për të tërhequr dosjen penale nga Shkodra, pasi Agron Çela si deutet është subjekt i SPAK-ut.

Prapaskena do të monitorojë veprimet e prokurorëve për këtë dosje penale që ka të bëjë me asgjësimin e krenarisë së Shkodrës.

Rëndësia e ‘Kafes së Madhe’


Kafja e Madhe është ideuar nga arkitekti Kolë Idromeno, ndërsa ndërtimi i filloi nga familja Ashik në vitin 1920.

Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”. Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savoia”.

Kafja e Madhe shërbente si vendtakimi i shkrimtarëve, artistëve por edhe qytetarëve nën tingujt e muzikës së lehtë klasike.

Fasada e objektit është e stilit austro hungarez.

Ndërtesa ndahej në dy kate ku i pari kishte kapacitet deri në 200 persona dhe 50 tavolina, ndërsa në  katin e dytë ishin 9 dhoma gjumi për turistët apo vizitorët.

Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”./Prapaskena

Shkatërroi "Kafen e Madhe" në Shkodër, SPAK hesht

kafaja e madhe agron Çela spak rama

Lini një Përgjigje