TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 16:16

Shfrytëzonte nipin në rrjetet sociale, Gjykata e Beratit lë në burg Natashën e Tik-Tokut

Shkruar nga Pamfleti
Shfrytëzonte nipin në rrjetet sociale, Gjykata e Beratit lë
Natasha Rombula dhe djali i saj Armando Kumaraku

Natasha Rombula dhe djali i saj Armando Kumaraku, të cilët pak kohë më parë u arrestuan pasi shfrytëzonin djalin e këtij të fundit duke e nxjerrë në rrjete sociale ku fyente e fliste me fjalor denigrues, mbeten në burg.

Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kishin kërkuar pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës.

Sipas avokatëve Nata e Tik-Tokut duhej të lirohej për shkak të moshës dhe sepse vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë.

Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut, për disa video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare.

natasha rombula armando kumaraku

Lini një Përgjigje