Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua.
"Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 date 25.01.2024, të Gjykates se Apelit të Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar."-thuhet në njoftim.
Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.
Kujtojmë që vetëm një ditë më parë edhe Gjykata e Posaçme u rrëzoi kërkesat për liri Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezit, duke lënë në fuqi masën arrest në shtëpi.
Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër. Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu në arrest shtëpie, në përfitimin e pronave të truallit. Malltezi më pas ndërtoi komplekse pallatesh në atë tokë.
Berishës fillimisht iu caktua masa e detyrimit për t’u paraqitur, por ai refuzoi t'i bindej urdhrit dhe Prokurorisë së Posaçme i lindi e drejta ta ndryshojë masën në arrest shtëpie.
Lini një Përgjigje