TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2023, 10:32

Sherri për pronat te Kepi i Rodonit, flet Mark Frroku: U sulmuam nga një grup fshatarësh!

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për pronat te Kepi i Rodonit, flet Mark Frroku: U sulmuam nga

Ditën e sotme është zbardhur dëshmia në prokurori e ish deputetit Mark Frroku i cili u arrestua dje së bashku me 7 persona të tjerë pas një përplasjeje të dhunshme fizike për pronën në Kepin e Rodonit.Prokuroria ka marrë në pyetje palët në konflikt.

Mark Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynym.

Jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona. Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje.-ka deklaruar Frroku. 

Ndërkohë familja Kaçuli është shprehur se kishin shkuar për të mbrojtur tokën që e kishin fituar me letra me ligjin 7501.

sherri për pronat te kepi i rodonit

Lini një Përgjigje