TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2023, 09:00

Mark Frroku ende në burg, gazetari tregon dy akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin

Shkruar nga Pamfleti
Mark Frroku ende në burg, gazetari tregon dy akuzat që
Mark Frroku

Gazetari Eraldo Harlicaj ka folur rreth konfliktit të dhunshëm të ndodhur dy ditë më parë në Kepin e Rodonit, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Ky i fundit sipas gazetarit ndodhet ende në burg, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi të janë ‘kanosje” dhe ‘moskallëzim krimi’.

Mbi Mark Frrokun Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, rëndojnë veprat kanosje, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës dhe prishjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Është proceduar në gjendje të lirë, Ndue Sokoli, për kallëzim krimi, ndërsa Besnik Thoma i cili dyshohet se ka qëlluar me armë, është shpallur në kërkim dhe ende nuk është arrestuar.

Ndërkohë që për Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka janë akuzuar me vepër të rëndë penale, plagosje e rëndë me dashje dhe vetëgjyqësi. Këto janë deri më tani akuzat që rëndojnë mbi këta persona.

Deri më tani zoti Mark Frroku vazhdon të jetë i arrestuar”,-tha gazetari.

arrestimi mark frroku

Lini një Përgjigje