TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2024, 15:47

Sherri në Oborrin Mbretëror, Prokuroria jep pretencën për Princ Lekën, Elian dhe të atin e saj; ja çfarë dënimi rrezikojnë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Oborrin Mbretëror, Prokuroria jep pretencën për

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për episodin e dhunës në Oborrin Mbretëror, ku u përfshinë Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia së bashku me babanë e saj.

Për Princ Lekën, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj shërbim prove. Për Elia Zaharinë ka kërkuar 6 muaj shërbim prove, ndërsa për të atin e Elias, Gjergj Zaharinë ka kërkuar 1 vit shërbim prove.

Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës për shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor. 

Kujtojmë se Princ Leka, përmes një reagimi zyrtar me 15 janar njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bënte me dije se kishte nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. 

Më pas më 5 Mars 2024, gjatë një vizite në Oborrin Mbretëror për të takuar vajzën e tij të mitur, Princ Leka përfshihet në një konfrontim fizik me ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babanë e saj, Gjergj Zaharia. Një pjesë të konflikti Princ Leka e filmoi dhe e bëri publik. Çështja më pas përfundoi në gjykatë.

Pas ndarjes nga Elia, Princ Leka tani po shijon romancën e tij të re me fotografen Blerta Celibashi.

Lini një Përgjigje