TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 12:43

Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”, gjykata kërkon burgosjen e ish zv.ministrit dhe biznesmenit: Janë gati për t'u arratisur nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”, gjykata kërkon
Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj

Detaje të reja janë publikuar nga vendimi i GJKKO-së për skandalin në Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me koncesionin e sterilizimit

Në vendimin e gjykatës shkruhet se ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj qëndrojnë më shumë jashtë Shqipërisë se sa brenda vendit sipas sistemit TIMS dhe mundësia e largimit të tyre është shumë e madhe.

“Gjykata vlerëson se kemi të bëjmë me frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe marzhin e dënimit të veprës penale që dyshohet se kanë konsumuar që dënohet në 7 dhe 10 vjet burgim.

Gjithashtu gjykata çmon se ekziston rreziku që personat nën hetim Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj të largohen duke iu shmangur drejtësisë. Është për t’u përmendur fakti që këta persona në të shumtën e kohës qëndrojnë jashtë shtetit dhe nuk ndodhen në Shqipëri sipas sistemit TIMS.

Këta persona janë me mundësi të larta financiare, mund të largohen lehtësisht nga territori shqiptar për të jetuar jashtë shtetit. Në këto rrethana rreziku i largimit dhe i fshehjes është tepër i lartë”, shkruhet në vendim.

Kujtojmë se ditën e djeshme në pranga janë vënë ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Ndërkohë janë lëshuar dhe 6 urdhër arreste të tjera për ish-zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, 2 “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Masat e sigurisë dhe akuzat për secilin nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë:

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për  falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe  “shpërdorim detyre”

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

 

klodian rrjepaj ilir rrapaj spak

Lini një Përgjigje