Zbardhen detaje nga seanca në GJKKO për Erion Veliajn dhe të akuzuarit e tjerë. Veliaj kërkoi zbutje të masës në këmbim të garancisë pasurore, ndërsa Ajola Xoxa ka kërkuar “detyrim paraqitje”
Ndërkohë, Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore.
Fatmir Bektashi i ka kërkuar trupit të GJKKO-së që t’i caktohet e njëjta datë ne të cilën paraqitet edhe për dosjen “Partizani”.
Gentian Sula, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ka kërkuar që të paraqitet njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore.
Ndërsa Meriman Palushi ka kërkuar heqje të masës së sigurisë ose qe të paraqitet 2 herë në muaj pranë godinës së posaçme.
Lini një Përgjigje