TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 21:55

“S’do ketë normalitet në Parlament”, Salianji paralajmëron kaos në seancën e nesërme: Reagimi nuk ka lidhje me Berishën në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“S’do ketë normalitet në Parlament”, Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se Kuvendi nuk do të zhvillojë punime normale as në seancë që është parashikuar të mbahet ditën e enjte.

Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në ‘A2 CNN’, ai tha se skenat e reagimit opozitar janë të detyruara nga arroganca e qeverisë dhe ato do të vijojnë deri në momentin që do të pranohen 3 kërkesat e opozitës.

Skenat në Kuvend janë reagim për atë që Rama e ka kthyer parlamentin si një çiflig. Nuk do të ketë normalitet, por protestë, revoltë dhe seancën e nesërme. Në këtë republikë kur shkon në vendin e punës, je i detyruar që për të hyrë në zyrën e deputetit ke një juntë ushtarake dhe për këtë arsye duhet të gjejmë një formë për të hyrë në godinë.

Nuk është një akt që e bëjmë me qejf. Qytetarët po përballen me dhunën e përditshme të kësaj qeverie, ne nuk e kemi zgjedhur me qejf këtë rrugë. Jemi në kushtet e një reagimi që për të marrë pjesë në mbledhjet e grupit bëjmë këto cirqe. Kishte 300 deputetë rreth e rrotull që ndiqnin deputetët nga pas”, tha Salianji.

salianji parlamenti spak

Lini një Përgjigje