
Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 18/34°C
- Zonat e ulëta 20/37°C
- Zonat bregdetare 24/36°C
Kosova për dt. 05 Gusht 2024 do të ketë diell dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –19°C në mëngjes deri në 31°C –34°C gradë celsius në mesditë.
Lini një Përgjigje