TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2025, 20:52

Rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë, Mitsotakis i jep shtetësinë greke Levian Gogës

Shkruar nga Pamfleti

Rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë,

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dhënë shtetësinë greke shqiptarit Levian Goga, i cili në qershor të këtij viti rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga rrjedha e lumit Arahthos. Ceremonia e dhënies së shtetësisë u zhvillua në prani të Mitsotakis, ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos.

Akt i veçantë nderimi erdhi pas guximit të Gogës, i cili ndërhyri pa u menduar për të shpëtuar dy të mitur që po rrezikonin të mbyteshin, duke vënë në rrezik edhe jetën e tij. Kryeministri Mitsotakis e cilësoi Gogën si një shembull frymëzues të humanizmit dhe heroizmit.

Faleminderit për atë që bëre. E meriton këtë nder dhe më shumë”, tha Mitsotakis, menjëherë pas betimit të Gogës si qytetar grek.

Levian Goga ishte gjithashtu i ftuar nderi në pritjen për përvjetorin e rivendosjes së demokracisë në Greqi, të organizuar në korrik nga kryetari i Parlamentit, Kostas Tasoulas.

Ngjarja tragjike ndodhi në qershor 2025 në lumin Arahthos në Arta, kur Goga nxori nga uji dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç. Edhe pse ai bëri të pamundurën për t’i shpëtuar, të dy fëmijët humbën jetën në spital, ndërsa prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet, duke shpëtuar jetë të tjera.

Ky gjest i Gogës, i pranuar tashmë edhe nga shteti grek, u kthye në simbol të sakrificës dhe vlerave humane që tejkalojnë kufijtë dhe kombësitë.

Lini një Përgjigje