TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2025, 19:26

Kush i vodhi fondet e Brukselit? Delegacioni special i BE mbërrin në Tiranë, takim edhe me Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Kush i vodhi fondet e Brukselit? Delegacioni special i BE mbërrin në

Zbardhet axhenda e takimeve të delegacionit të BE në Tiranë...

Bashkimi Europian ka vendosur të vihet vetë në lëvizje për skandalet me fondet që ata japin për Shqipërinë. Fondet IPARD vijojnë të jenë të bllokuara, ndërkohë Ilir Beqaj është në qeli për shkak se vidhte paratë që jepte Brukseli.

Pas këtyre skandaleve, BE ka kërkuar mekanizma më të forta kontrolli nga ana e qeverisë, në mënyrë që fondet të shkojnë në destinacion. Por kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi Rama nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndëshkuar ata që kanë vjedhur milionat që vijnë nga Brukseli.

Për këtë arsye, ashtu siç “Pamfleti” e paralajmëroi” pak ditë më parë, sot ka mbërritur në Tiranë një delegacion i përbërë nga disa eurodeputetë. Ata ishin dje në Mal të Zi, ndërsa sot kanë ardhur në Tiranë dhe qëllimi i vizitës është të kontrollojnë se si menaxhohen fondet e BE.

Sot është zbardhur axhenda e takimeve. Në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, ata do të takohen me Ministrin e Financave, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC), Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ata do të vizitojnë gjithashtu vendndodhjen e një projekti të financuar nga BE-ja, ndërsa në orën 14.00 do të dalin në një konferencë shtypi.

Shqipëria dhe Mali i Zi, si vende kandidate për në BE, po marrin tashmë fonde nga BE-ja. Ne duam të zbulojmë se si monitorohen këto shpenzime dhe të shohim vetë ndikimin e parave në terren. Për të pasur një pamje gjithëpërfshirëse, do të takohemi jo vetëm me zyrtarë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile”, tha Kryetari i Delegacionit Niclas Herbst përpara fillimit të misionit.

Ajo që bie në sy, është se do të ketë takim me kreun e KLSH, pasi ky është organi i vetëm që ka mbetur i pavarur. Si dhe me SPAK, ku në këtë prokurori ndodhet një dosje voluminoze. OLAF ka bërë një padi për abuzim me fondet IPARD në kohën kur në krye të AZHBR ishte Frida Krifca. Provat janë aty, por dosja mbahet peng prej vitesh. Të shohim nëse Dumani do të lëvizë pas ultimatumit që do të marrë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje