TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2025, 13:58

Propozimi i Ramës për uljen e numrit të deputetëve, Kaso: Po luan me kungulleshka

Shkruar nga Pamfleti
Propozimi i Ramës për uljen e numrit të deputetëve, Kaso: Po
Ivi Kaso

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ulur numrin e deputetëve në Parlament, duke e çuar në 101. 

“Pse 101 dhe jo 102? Kërkon të na fusë në lojë kungulleshkash. Kemi një forcë politike që pretendon se është mazhorancë, pasi ne nuk e njohim si legjitime, pasi i ka marrë nga aleanca me krimin. “De facto” sot kanë 83 mandate në Kuvend. Edhe sikur të lira e të ndershme të ishin zgjedhjet, 83 mandate nuk mjaftojnë për ndryshime kushtetuese.

“Nuk ka arsye politike që të ndryshohet Kushtetuta. Nuk ka as nevojë për ndryshim Kushtetute. Rama shpiku numrin 101. Kryeministri, duke mos u ndalur në asnjë nga arsyet që na kanë çuar që të kemi 140 deputetë, me qëllimin e vetëm për të krijuar tymnajë dhe që të merremi me kungulleshkat e Ramës, duhen 101, 99 apo 90, ka hedhur shashkën”, shtoi deputeti demokrat.

Sipas tij, “i njëjti kryeministër që thotë se në census kemi dalë më shumë se asnjëherë, tani del e thotë që duhet ulur numri i deputetëve”.

ivi kaso edi rama

Lini një Përgjigje