TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2023, 07:30

Rikthehen rrebeshet e shiut dhe stuhitë, si do jetë moti për sot; zonat më të rrezikuara

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen rrebeshet e shiut dhe stuhitë, si do jetë moti për sot;

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. Në majat e maleve në lindje të territorit reshje të dobta dëbore.

Ndërkohë, zonat më të rrezikuara janë Shkodra dhe Lezha.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 10°C; në zonat e ulëta 10 deri 19°C; në zonat bregdetare 12 deri 18°C.

rebeshe stuhi moti zonat e rrezikuara

Lini një Përgjigje