
Analisti Lorenc Vangjelitha është shprehur skeptik për protestën e 7 tetorit, teksa shtoi se revolucioni i opozitës ka nisi si me buton.
I ftuar në emisionin “Log” në News 24, Vangjeli theksoi se opozita është radikalizuar disa herë, por se në fund është mundur. Sipas tij, PD po blindon një elektorat, që sa vjen dhe ngushtohet.
“Dhe më herët “u shpall lufta” nga opozita dhe sërish u vendos paqja. Revolucioni nisi me buton. Ndërkohë “e liga”, qeveria e sotme vazhdonte të ekzistonte. Çfarë ishte kjo hipokrizi? Kjo është një tjetër strategji e gabuar.
Opozita është radikalizuar disa herë dhe është mundur. Nga kjo histori fiton Edi Rama. PD thjesht fton militantët. PD po blindon një ngastër të vogël elektorale, që do ta lërë sërish në opozitë”, tha ai.
Lini një Përgjigje