TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2024, 22:21

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Vlora qyteti më i goditur nga stuhia; situata drejt normalizimit!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Vlora qyteti më i goditur nga

Vlora është qyteti në të cilin janë shkaktuar më shumë dëme nga rrebeshet e shiut, ku ka pasur përmbytje të rrugëve dhe disa banesave.

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq me rrebeshe shiu e stuhi ere gjë që ka shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Intensiteti i lartë i shiut ka bërë që uji të vërshojë në rrugë, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Qytetet më të goditura nga kjo stuhi e cila ka përfshirë të gjithë rajonin janë Vlora, Durrësi, Librazhdi, Lezha, Tirana, Fier e Pogradeci. 

Vlora është qyteti në të cilin janë shkaktuar më shumë dëme nga rrebeshet e shiut, ku ka pasur përmbytje të rrugëve dhe disa banesave. Gjithashtu në Vlorë janë evakuuar rreth 30 familje të cilat rrezikoheshin nga përmbytjet. Si shkak i nivelit të ujit që në disa zona ka mbërritur në nivelin e 30-40 cm OSSHT të ndërpresë energjinë elektrike në Vlorë, gjithashtu është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Nga ana tjetër qytetarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të shkarkojnë ujin me pompa nga banesat e përmbytura.

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Vlora qyteti më i goditur nga

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duke sqaruar se punonjësit e tyre në Vlorë kanë vepruar për të shmangur ndonjë tragjedi nga kontakti me rrymën teksa qyteti është mbuluar nga uji, duke stakuar kështu disa fidera. Kjo masë sigurie sipas OSSH do të vijojë deri në normalizimin e situatës, ndërkohë që kërkohet mirëkuptim nga qytetarët.

Po ashtu OSSH sqaron se do të ketë ndërprerje të energjisë deri në përfundimin e kontrolleve në çdo kabinë elektrike, të cilat rrezikojnë të jenë të përmbytura.

“Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë përmbytur shumë zona. Si pasojë e prezencës së ujit, për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik, ekipet e OSSH Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizim të situatës. Do të ketë mungesë të energjisë deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave. Ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të risjellë sa më shpejt energjinë”, thuhet në reagimin e OSSH të Vlorës.

Për shkak të situatës emergjente të krijuar në Vlorë, , Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, vunë në dispozicion 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Vlora qyteti më i goditur nga

Problematike është paraqitur situata edhe në Durrës, Fier, Tiranë, Lezhë dhe Librazhd dhe Pogradec. Shirat e dendur kanë bërë që rrugët të mbushen me ujë dhe për rrjedhojë është shkaktuar problem në qarkullimin e mjeteve. Në Fier, stuhia shkaktoi vështirësi në qarkullim në aksin Fier-Patos si dhe në unazën e madhe të qytetit.

Megjithatë shtabet e emergjencave në prefekturë dhe bashki nuk raportojnë për dëme përveç të disa automjeteve të bllokuara në ujë. Ndërkohë që në Librazhd si rezultat i stuhisë së fortë ka mbetur i gjithë qyteti ka mbetur pa energji elektrike.

Megjithatë, situata në qytetet e Tiranës, Durrësit, Pogradecit dhe Lezhës, aktualisht paraqitet e qetë dhe pa dëme. Ndërkohë që në Vlorë ka nisur tërheqja e ujit e cila po zbulon pasojat e lëna nga stuhia shkatërrues në të gjithë qytetin. Fatmirësisht situata po përmirësohet dhe së shpejti do të bëhet një bilanc mbi dëmet e shkaktuar në biznese dhe banesat e përmbytura.

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Vlora qyteti më i goditur nga

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim, por megjithatë do të vijojë të monitorojë situatën.

Shqipëria nuk ka qenë i vetmi vend i goditur nga stuhia. Bosnjë Hercegovina u godit fuqishëm duke shkaktuar dëme katastrofike dhe duke shkaktuar viktima.

Lini një Përgjigje