
Edhe Bulqiza është zbardhur nga dëbora këtë të shtunë. Reshjet e dendura të borës të shoqëruara me erë të fortë kanë nisur pasditen e sotme në të gjithë Bulqizën.
Policia lokale e Bulqizës dhe ajo e qarkullimit rrugor u ka bërë apel drejtueseve te automjeteve të kenë kujdes në qarkullim në rrugët nacionale dhe ato rurale pasi reshjet po vijojnë me intensitet të lartë.
Dëbora vijon të bjerë edhe në Parkun Kombëtar Shebenik, me intensitet në lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.
Mësohet se deri në orën 14:30 nuk ka pasur rrugët të bllokuara, por me këtë intensitet të rënies së dëborës mund të kemi bllokim në orët në vijim të aksit nacional Librazhd-Bulqizë, aksit Përrenjas-Qaf Thanë dhe disa fshatra si Steblevë, Qarrishtë, Rrajcë-Skënderbej, Stravaj etj.
Kujtojmë se ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.
Lini një Përgjigje