
Gjatë ditës së sotme moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.
Gjithashtu parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale pritet të shkojnë deri në 3 gradë celcius, ndërsa maksimalet deri në 18 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Lini një Përgjigje