TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2024, 14:46

Raporti i KPK për Vettingun: Janë shkarkuar nga sistemi 256 gjyqtarë dhe prokurorë

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i KPK për Vettingun: Janë shkarkuar nga sistemi 256
Foto Ilustrim

Procesi i vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve tashme po shkon drejt fundit. Sot më 17 qershor shënohen plot 7 vite nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë.

Në një raport zyrtar të hartuar nga Komisioni Pavarur I Kualifikimit evidentohet fakti se nga sistemi i drejtësisë nga 7 vite u shkarkuan nga detyra 256 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërkohë që janë konfirmuar në detyrë vetëm 349 magjistratë.

Aktualisht sipas KPK janë ende dhe 37 subjekte të vettingut në proces, ndërkohë që ky institucion pritet të mbyllë aktivitetin.

“Më 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë, ndërsa sot, më 17 qershor 2024 numëron në total 768  vendime,  prej të cilave 349 konfirmime në detyrë, 256 vendime për shkarkim nga detyra, 110 vendime për  pushim/ndërprerje procesi, 50 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime për pezullim nga detyra.

Komisionit i kanë mbetur për të rivlerësuar vetëm 37 subjekte duke përmbyllur me sukses  listën e plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë)”, thuhet në njoftimin e KPK.

vettingu

Lini një Përgjigje