
Këto pasuri, i kanë marrë te ndërtues oligarkë, trafikantë e grupe kriminale, që u janë ndaluar gjurmimet prej Policisë e SHISH, u janë pushuar hetimet, janë lënë në detyrim paraqitje, janë lejuar të arratisen, janë hequr nga listat kërkimit, u janë hequr masat e sekuestros dhe u është dhënë pafajësi nga prokurorët e gjyqtarët...
Tashmë është fakt, ajo çfarë paralajmëroi “Pamfleti”, se nëpërmjet një strukture të veçantë të përbërë me agjentë specialë të FBI e BKH, ka filluar hetimi i pasurive me burim financiar krimin, jo vetëm për politikanët e trafikantët, por dhe për zyrtarë të drejtësisë, policisë e agjencive anti-krim.
Katër ditë më parë, kjo strukturë e varur direkt nga Shërbimi Qendror i FBI e Thesarit Amerikan të Shtetit, ka dorëzuar te drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, dosjen me emrat e parë të zyrtarëve të lartë të drejtësisë, policisë, SHISH, Anti-Drogës, Anti-mafies e INTERPOL-Tirana, që kanë pasuri me burim krimin.
Sipas informacionit, deri tani janë evidentuar 410 drejtues të këtyre sektorëve, që kanë marrë apartamente, vila, njësi tregtare, zyra e garazhe te pallatet, kullat dhe komplekset rezidenciale, të ndërtuara nga trafikantë, kontrabandistë, vrasës e politikanë.
Në total, grupi special i FBI-BKH, deri tani ka zbuluar 1830 objekte, të blera prej tyre në Tiranë, Vlorë, Himarë, Sarandë, Durrës, Kavajë, Korçë, Fier, Shëngjin, Shkodër, të cilat i kanë regjistruar me emrat e tyre, familjarëve, miqve e shoferëve.
Në aktet noteriale, është konstatuar se gjoja i kanë blerë, i kanë ndërruar me pasuri tjera; sikur ndërtuesit ua kanë dhënë si konvertim për borxhet e vjetra të pa deklaruara, por dhe sikur i kanë marrë dhuratë nga të afërmit.
Këto pasuri, i kanë marrë te ndërtues oligarkë, trafikantë e grupe kriminale, që kanë pasur procese gjurmimi, hetimi, arrestimesh e gjykimi; të cilëve u janë ndaluar gjurmimet prej SHISH; u janë pushuar hetimet; janë lënë në detyrim paraqitje; janë lejuar të arratisen, u janë hequr masat e sekuestros, janë hequr nga listat kërkimit ndërkombëtar dhe u është dhënë pafajësi nga prokurorët e gjyqtarët.
Përveç faktit, që ata kanë marrë apartamente e lokale te pallatet, kullat dhe komplekset rezidenciale, të ndërtuara nga eksponentë të botës së krimit e politikanë të korruptuar në hetim; provë për ekspertët e FBI-BKH, është fakti se blerja e këtyre pasurive me vlerë minimale 200-300 mijë Euro, është jashtë kapacitetit të tyre financiar me të ardhurat nga pagat.
Indicie tjetër, është dhe fakti se askush nuk të dhuron pasuri me vlera kaq të mëdha, pa pasur një interes, siç janë interesat e vërteta me njëri-tjetrin, që tashmë janë hetuar e vërtetuar.
Por dhe fakti, se përse këta 410 zyrtarë të lartë të drejtësisë, policisë, SHISH, Anti-Drogës, Anti-mafies e INTERPOL-Tirana, këto pasuri i kanë blerë te kompani që i kanë pasur subjekte gjurmimi, hetimi e gjykimi, si dhe përse u janë dhuruar nga të afërmit, disa muaj pas blerjes.
Këta 410 zyrtarë të drejtësisë e agjencive anti-krim, janë tamam si rasti i Shefit të Operacionales Oltion Bistri, të cilit iu zbuluan apartamente, lokale, dyqane e vila në vlerë totale 3.1 milionë Euro, gjoja të blera vetëm te ndërtues që ishin subjekte kriminalë./Pamfleti
Lini një Përgjigje